Rritja e faturave për 15 për qind, ZRRE sot vendos për shtrenjtimin e rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e cila do të mbahet sot, pritet të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike. Shtrenjtimi i tarifave është paralajmëruar që do të jetë rreth 15 për qind.

Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme që pritet të fillojë në orën 15:00, ZRrE do të vendosë për tarifat e reja të energjisë elektrike.

“Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023” – është pika e rendit të ditës me anë të së cilës do të vendosen tarifat e reja.

“Rendi i ditës i mbledhjes së ZRRE-së që do të mbahet të enjten. Miratimi i Rendit të Ditës; Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme; Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023; Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023; Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023; Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022; Të tjera”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Bordit të ZRRE-së, ka miratuar të enjtën vendimin për rritjen e të hyrave maksimale të KESCO-së që nënkupton se do kemi tarifa më të shtrenjta të energjisë elektrike.

Nga 394 milionë sa ishte paraparë për të hyrat e lejuara për KESCO për vitin e ardhshmë në raportin kosultativ, tani ZRRE ka rritur edhe për 4 milionë euro, pra 398 milionë euro.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se rritja e rrymë do të jetë rreth 15 për qind.

“Dhe kjo pritet të rezultojë me rritje 15 për qind mirëpo kjo gjë do të dihet më saktësisht në mbledhjen e ardhshme të Bordit të ZRRE, ku KESCO, KEDSI dhe KOSST do t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për tarifat duke u bazuar në vendimet e ZRRE-së për të hyrat e lejuara maksimale”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se rritje do të ketë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe se nuk do të ketë përjashtime në bllok tarifa.

“Pragu mbi 800 kë është i njejtë si këtë vit si vitin e kaluar. Nuk kemi pas ndryshim sa i përket bllok tarifave, do të jetë e njejtë dhe çmimet do të rriten në mënyrë lineare duke përfshirë tarifën edhe nën 800 dhe atë mbi 800 kë rritja do të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Zyra e Kryministrit ka kërkuar që konusmatorët e amvisërisë të mos prekën nga rritja e faturave, ndërsa rritja t’i prekë bizneset, kryesisht ato më të mëdha.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se nuk do të ndërhyjnë në punën e ZRRE-së.

“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike,”

“Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Zyra e Presidentes ka kërkuar që të shmanget rritja e faturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *