Një burrë nga Karolina e Veriut fitoi një xhekpot prej 2 milionë dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje, dy vjet pasi fitoi 1 milion dollarë.
Pharris Frank, 41 vjeç, u tha zyrtarëve të lotarisë se ishte jashtë qytetit për një punë ndërtimi kur u ndal në Handy House në rrugën Arendell në Morehead City dhe bleu një biletë gërvishtjeje “Diamond Dazzler” prej 2,000,000 dollarësh.
Frank, i cili fitoi një xhekpot prej 1 milion dollarësh nga një biletë gërvishtëse në korrik të vitit 2021, zbuloi se bileta e tij ishte fituesja e çmimit kryesor prej 2 milionë dollarësh.
“Është çmenduri sepse një ditë para se të fitoja, shoku im më pyeste se si ndihesha të fitoja 1 milion dollarë. Dhe i thashë se do ta dyfishoja”.
“Nuk e dija nëse po ëndërroja apo jo. Unë isha në shok për një kohë”, u shpreh Frank.
Frank xhekpotin e tij të parë e shpenzoi në martesën e tij të ëndrrave, ndërkaq një pjesë të dy milionëve thotë se do ta shpenzojë për pushime me gruan e tij.