Për shkak të sulmit terrorist ndaj ‘Top Chanel’, Big Brother Vip Albania, sonte nuk do të ketë spektakël si herave të tjera.
Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin kombëtar, që prej mesnatës së të dielës.
Top Chanel ndau këtë lajm edhe me banorët të cilët do të vendosin nëse duan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre apo ta ndërpresin sonte.