BE-ja, së shpejti bashkë me palët do të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

“Kosova dhe Serbia kontraktualisht janë të obliguara që ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë Petar Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian (BE).

Për agjencinë Beta në Bruksel, Stano ka thënë se institucionet e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e liderëve të BE-së, në ditët në vijim do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë.

Dhe, shton ai – nëse Kosova dhe Serbia nuk e bëjnë këtë “atëherë do të braktisin rrugën drejt Bashkimit Evropian”, këtë paralajmërim Stano e dha duke iu referuar deklaratave të Josep Borrell, Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së.

Duke iu referuar Borrellit, Stano ka thënë se do t’i “këshillojë të dyja palët në kryerjen e punës së tyre” në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë aneksin zbatues.

“Tashmë do të jetë në rrezik reputacioni dhe besimi ndërkombëtar në Kosovë dhe Serbi, ndaj duhet të tregohen si partnerë të besueshëm për BE-në dhe prandaj është e nevojshme të zbatohet ajo që kanë premtuar”, ka thënë Stano.

“Kjo do të thotë që të dyja palët do të jenë të detyruara kontraktualisht t’i zbatojnë këto dispozita nëse duan të përparojnë drejt BE-së”, vazhdoi ai.

Stano tregoi se javën e kaluar Borelli i ka informuar liderët e BE-së për bisedimet në Ohër dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia tani duhet ta vënë në praktikë atë për të cilën kanë arritur marrëveshje.

“Dhe të dyja palët e dinë”, shtoi ai, “që do të ketë pasoja shumë të pafavorshme nëse kjo nuk bëhet, sepse është pjesë e marrëveshjes, ashtu siç do të ketë pasoja shumë të favorshme nëse marrëveshja nuk zbatohet”, ka thënë ai.

Po ashtu Stnao përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se “pala kosovare e njeh mirë mënyrën e arritjes së marrëveshjes”.

Zëdhënësi i BE-së ndër tjerash ka folur edhe për zgjedhjet në Veriun e Kosovës që do të mbahen në prill, e që Lista Serbe do t’i bojktojë ato, pasi s’është regjistruar si parti garuese.

Siç thotë Beta refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje shihet si problem për hapat e parë të formimit të Asociaiconit të komunave me shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *