Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Arbëria, në qytetin e Gjilanit, Policia e Kosovës zbulon dillerët e substancave narkotike gjatë patrullimeve në pika të ndryshme kontrolli gjithandej vendit.
Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës zbulon dillerët e substancave narkotike.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se Policia ka arrestuar 2 të rinj, të moshave 26 dhe 29-vjeçare, teksa i dyshuari tjetër është ende në arrati. Dy prej tyre dyshohen për shitblerje të paautorizuar të drogës.
I dyshuari që ndodhet në arrati ka ikur në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë, duke lënë motoçikletën me të cilën po lëvizte dhe fillon të vrapojë, duke e gjuajtura çantën me mbi 15 qese me marihuanë.
Ndërkohë, miqtë e tij, që ishin në një veturë aty afër u arrestuan nga Policia edhe pse tentuan ta fshehin drogën, duke e gjuajtur në tokë një sasi të narkotikëve.
Pas arrestimit, Policia ka nisur bastisjet, me ç’rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit që ndodhet në arrati.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë sekuestruar vetura dhe skuteri i të dyshuarve.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, njëri nga të arrestuarit është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër kanë nisur hetimet për posedimi të paautorizuar të narkotikëve.