Bashkë me drejtor të ri të përgjithshëm, Policia e Kosovës ka ndryshuar edhe strukturën e saj organizative.
Kështu ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili nënshkroi strukturën e re organizative së bashku me drejtorin Gazmend Hoxha.
Ministri Sveçla tha se, përmes kësaj strukture, po synohet që të rritet efektiviteti i policisë.
“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, njoftoi Sveçla në Facebook.