Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rast jo i zakonshëm pasi një kosovare që jeton në Itali ka denoncuar dhunën në familje.
30-vjeçarja e ka njoftuar Policinë e Kosovës se në kohën sa ka qenë për pushime në Kosovë e ka rrahur i fejuari i saj, në fshatin Dobrosh të Gjakovës, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Sinjali.
Dhunën që përjetoi ajo vendosi ta raportojë posa u kthye në Itali, me ç’rast u kuptua se deri te konflikti erdhi pasi viktima s’ka arritur ende t’ia rregullojë dokumentet të fejuarit.
Posa Policia ka marrë informacionin, ka ftuar për intervistim të dyshuarin, ndaj të cilit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për dhunë në familje.