Incident në Odën e Avokatëve të Kosovës, një anëtar shoqërohet në Polici

Një incident ka ndodhur sot në mbledhjen e këshillit drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Incidenti ka ndodhur mes dy anëtarëve të këshillit drejtues – kryetarit të degës regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasanit dhe kryetarit të degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barbullushi.Lidhur me rastin është thirrur Policia.
Burime të KALLXO.com thonë se Nasuf Hasani është shoqëruar në Polici për të dhënë deklaratë.

Po ashtu, burimet thonë incidenti ka ndodhur pasi Ergjyment Barbullushi e ka sharë Nasuf Hasanin, e ky ka tentuar ta sulmojë fizikisht të parin, por është penguar nga kolegët pjesëmarrës në këtë takim.

Gazetarja e KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe mëson se mbledhja e këshillit drejtues po vazhdon me pikat e mbetura të rendit të ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *