Fatmir Humolli largohet nga GP i VV-së

Ish-përfaqësuesi i zyrës së Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Fatmir Humolli, ka konfirmuar për Albanian Post se nga nesër (e mërkurë) s’do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga nesër nuk do të jem pjesë e grupit parlamentar [të Lëvizjes Vetëvendosje]”, tha Humolli për Albanian Post, ndërsa ka treguar arsyet që e çuan të marrë një vendim të njëjtë me Doarsa Kica-Xhelilin e Haki Abazin, të cilët së fundi janë larguar nga kjo parti.

“Kur kam hyrë në listën e Vetëvendosjes për deputet, kam pasur një marrëveshje me Albin Kurtin dhe Liburn Aliun, duke pasur parasysh problemet që ishin në sektorin e bujqësisë”, tha Humolli teksa ka vazhduar tutje shpjegimin.

“Kam pasur prioritet që të ndryshojë këtë duke ndërtuar 1 mijë ferma të lopëve, 1 mijë serra etj. Kam llogaritur që investimet të jenë 400 milion euro dhe shteti të përkrah këtë inciativë, mirëpo ata u tërhoqën nga kjo”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *