Boksieri kosovar, Durim Shoshi po ecën me hapa të sigurt drejt majave të boksit evropian e botëror.
Boksieri i peshave të rënda e ka fituar meçin shumë të rëndësishëm për karrierën e tij ndaj rivalit çeçen, Iznuar Achmatov që u zhvillua në Austri.
Me një performancë fantastike, boksieri nga Banja e Istogut ka arritur të mposht rivalin e fort çeçen.
“Me boks kam filluar të merrem që në moshë të vogël. Pandemia më ka ndalur për një kohë hovin tim, por tani jam rikthyer fuqishëm dhe s’e kam në plan të ndalem. Jam i vendosur të arrij majat e boksit dhe të bëj krenar vendin tim Kosovën. Ne shqiptarët shquhemi për boks, andaj me punë e përkushtim besoj që do arrij objektivat e mija. Javën e kaluar arrita ta nokautoj rivalin çeçen që në raundin e tretë dhe për mua është një motiv shtesë. Në maj e kam meçin e radhës dhe besoj fuqishëm në sukses” ka thënë Shoshi.