Mbrëmë ka ndodhur një plagosje në fshatin Dujakë të Gjakovës. Ai po dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një 42-vjeçari, duke i shkaktuar plagë të rënda. Menjëherë pas kësaj një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është i dyshuar për plagosjen.
I arrestuari është Shpejtim Knushi, aktivist i lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë. Ai dyshohet se ka plagosur viktimën M.J., pas një mosmarrëveshje që eskaloi në përdorimin e armës, raporton Sinjali
Policia po ashtu njoftoi se viktima tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Viktima dyshohet se pësuar plagë në gjoks dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.
Lidhur me këtë rast, Policia ka konfiskuar armën me rastin e kontrollit policor te i dyshuari në momentin që është arrestuar.