Pak më parë është raportuar për një djegie në një prej shkollave të kryeqytetit.
Pas disave videove të siguruara të tymit qe është përhapur në shkollën “Shtëjfen Gjeçovi”, Gazeta Neutral ka kontaktuar menjëherë zv.drejtorin e kësaj shkolle Blerton Bahtirin. Ky i fundit për Neutral tha se flakë mori një derë toaleti e cila ishte prej plastike. Sipas Bahtirit zjarrin kanë arritur që ta lokalizojnë edhe vetë stafi i shkollës, ani pse në vend ngjarje erdhën edhe zjarrfikësit.
Sipas zv. Drejtorit Bahtiri, nxënësit janë larguar nga objekti i shkollës me kohë, kështu duke mos shkaktuar ndonjë lëndim te nxënësit, e as ndonjë dëm më i madh. /Neutral/