Të gjithë njerëzit të cilët pinë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut, këtë e kanë konfirmuar edhe vetë shkencëtarët.
Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike shumë natyrale.
Ndërkaq, lëkura e shegës nga ana tjetër është e mbushur me antioksidantë dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, parandalimin e shenjave të parakohshme të plakjes dhe lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe kollës. Falë vetive të tyre antibakteriale, anti-inflamatore, antifungale dhe antivirale, lëkurat e shegës shfaqen si një aleat i vlefshëm për shëndetin.
Për shkak të vetive të saj kuruese, lëvozhga e shegës mund të luftojë në mënyrë efektive aknet, puçrrat dhe skuqjet. Lëvorja parandalon ndarjen e kolagjenit në lëkurën tuaj, duke nxitur rritjen e qelizave, gjë që ndihmon në vonimin efektiv të shenjave të plakjes dhe rrudhave.
Lëvoret e shegës hidratojnë dhe mbrojnë lëkurën tuaj nga ndotësit dhe toksinat e tjera mjedisore. Acidi elagjik i pranishëm në lëvozhgë bllokon lagështinë në lëkurë duke e mbajtur atë të butë dhe të zhdërvjellët.
Lëvoret e shegës gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të luftoni rënien e flokëve dhe zbokthin. Nëse keni dhimbje të fytit dhe keni nevojë për lehtësim të menjëhershëm, lëvozhga e shegës mund t’ju ndihmojë në lehtësim. Për shkak të vetive antibakteriale dhe anti-inflamatore, lëvozhga e shegës është efektive në reduktimin e humbjes së kockave, veçanërisht te gratë në menopauzë.
Studimet tregojnë se konsumimi i preparateve të bëra nga lëvozhga e shegës mund të ndihmojë në forcimin e shëndetit të kockave dhe parandalimin e shfaqjes së osteoporozës pas menopauzës.