Gazetari Lirim Mehmetaj, ka folur ne lidhje me takimin që është duke u zhvilluar në Ohër, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleskandër Vuçiq, për një marrëveshje për zbatimin e planit evropian për të cilën palët ishin dekoduar më 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel.
Më tutje, Mehmetaj, i ka analizuar dhe deklaratat e Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i cili kishte thënë që në Ohër nuk kanë ardhur për të nënshkruar marrëveshjen, por sipas Mehmetajt, sot në Ohër është duke u kërkuar pajtim gojor për zbatimin e marrëveshjes që ishin dakorduar palët më 27 shkurt në Bruksel.
“Nga ato që dijë deri tani ka ngërçe në dialog sepse po raportohet që drafti i fundit i ardhur për hapat e zbatimit të marrëveshjes ka pësuar disa ndryshme nga hera e fundit kur i është prezantuar si Kurtit si Vuçiqit. Edhe ndryshmet i kanë prekur të dyja palët është dashur që të bëhet një rinegocim. Disa nga informacionet e fundit thonë se Vuçiq refuzon ta nënshkruaj marrëveshjen, por e pranon marrëveshjen siç është pranuar gojarisht me 27 shkurt në Bruksel”, ka deklaruar gazetari.
Arsyet e pse Vuçiq është duke refuzuar ta nënshkruaj këtë marrëveshje sipas Mehmetajt është për shkak të situatës së brendshme politike në Serbi.