Takimi i së shtunës në Ohër ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm në mediat rajonale e evropiane. Kjo pasi sot pritet të finalizohet marrëveshja për Aneksin e Implementimit sipas Propozimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh Kosovë – Serbi.
Aktualisht, në Ohër po zhvillohet takimi midis kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Lartë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak e Josep Borrell.
Lajçak e Borrell para pak minutash kanë përfunduar takimin e tyre me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndërsa menjëherë pas takimeve bilaterale pritet edhe takimi kryesor trilateral Kosovë – BE – Serbi.
Ndërkohë, është bërë gati edhe salla ku pritet të bëhen deklarimet pas takimit kryesor dhe interesimi i mediave duket mjaft i madh.