Një ngjarje me të vërtetë e çuditshme e deri në kufijtë e të pabesueshmes është ajo që ka ndodhur në Shkodër pak momente më parë.
Një person i moshës rreth 50 vjeç është afruar me biçikletë pranë një grupi fëmijësh dhe befas ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar ndaj tyre.
Për fat të mirë fëmijët e panë në kohë dhe filluan të vraponin duke evituar në këtë mënyrë një masakër të vërtetë.
Mësohet se 50-vjeçari ndërkaq ka shkrepur të paktën një herë pistoletën dhe plumbi ka përfunduar tek një kondicioner i një lokali aty pranë
. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit pranë shkollës “28 nëntori”.
Mësohet se ky person ka goditur me qytën e armës edhe njërin nga fëmijët.
Më pas është larguar përsëri me biçikletë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mësohet se autori ende është i lirë.