Nuredin Lushtaku me vëllezërit e tij kanë qenë të pezmatuar moti me policin Enver Berisha, të njohur si Enver Smakiqi.
Sulmi i të shtunës mbrëma duket të jetë i paramenduar.
Dyshohet se ata kanë pritur momentin për hakmarrje.
Burimet e Insajderit brenda Policisë së Kosovës në Skenderaj tregojnë se vëllezërit Lushtaku kanë qenë të nevrikosur me “kapadaillëkun” e policit Smakiqi.
Përkundër dëshirës së tyre që të mos gjobiteshin, Smakiqi kishte vazhduar me shpërndarje të gjobave kur i shihte duke e shkelur ligjin.
Në një prej rasteve para disa viteve situata kishte eskaluar.
Smakiqi kishte gjobitur Kemajl Lushtakun, njërin prej vëllezërve të Nuredin Lushtakut.
Kemajl Lushtaku nuk ishte pajtuar me gjobën dhe ishte fjalosur me policin Smakiqi.
Polici Smakiqi e kishte goditur edhe fizikisht Kemajl Lushtakun, vëllain e Nuredin Lushtakut.
Ky rast kishte ndikuar që Lushtaket t’ia merrnin inat policit Smakiqi.
Kishin tentuar ta përjashtonin nga puna duke e përdorur fuqinë e pushtetit në Komunën e Skenderajt, aty ku Nuredin Lushtaku ishte nënkryetar.
Miku i tij kryetar Bekim Jashari kishte vendosur që t’ua ndihmonte Lushtakëve.
Kishte bërë kërkesë në stacionin policor në Skenderaj që Smakiqi të mos ishte aktiv ne patrullim në qytetin e tij.
Kërkesa e Jasharit ishte shperfillur.
Smakiqi kishte vazhduar punën e tij aktive. Deri te shtunën kur ndodhi përplasja mes familjes Lushtaku dhe përpos policit në fjal ishte dhe një koleg i tij që pësoi lëndime.
Kësaj radhe sherri nisi me djalin e Lushtakut, ndaj të cilit Smakiqi i shqiptoi një gjobë trafiku. Kjo bëri që në vendin e ngjarjes të shkonte edhe Nuredin Lushtaku me vëllezërit e tij, ku dhe nisi përplasja.