Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë kishte lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin.
Ky urdhër-arrest u lëshua nga kryeprokurori Karim Ahmad Khan.
Khan, ka një përvojë të gjatë në drejtësinë ndërkombëtare, ndërsa është marrë edhe me rastin e Fatmir Limajt.
Ai ka qenë avokat i kreut të Nismës Socialdemokrate, në kohën kur ky i fundit ishte duke u gjykuar nga EULEX-i.
Kjo vërehet qartë në një kërkim të thjeshtë mbi “përshkrimin e jetës” të Ahmad Khan.