Zhvillime të reja një ditë para takimit në Ohër, Borrell e Blinken flasin në telefon

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka biseduar në telefon me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Këtë e konfirmoi vet diplomati spanjoll përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, përcjell lajmi.net.

“E informova Sekretarin e shtetit Antony Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell.

Kujtojmë se Borrell foli sot edhe në një konferencë për media pas takimit me presidentin verioro-maqedonas, Pendarovski, ku ka pohuar gjithashtu se takimi i nesërm do të jetë për të definuar hapat praktikë që duhet ndjekur për implementim se çka duhet të bëhet, kur dhe si.

“Kemi histori të gjatë të marrëveshjeve që s’janë implementuar kurrë. E kjo duhet të jetë e implementueshme. Duhet të pajtohemi si dhe kur ta implementojmë”, shtoi ndër tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *