Gjatë ditës së djeshme në prangat e policisë ka rënë Arbër Mustafa 29 vjeçar, për një rast të mashtrimit të ndodhur gjatë muajit nëntor të vitit 2021. Por në arrati ndodhet Vikor Mulaj që dyshohet si iniciatori i gjithë këtij mashtrimi të madh.
Policia e Kosovës menjëherë pas raportimit nga hetuesit është bërë identifikimi i personit të dyshuar i cili deri dje ka qenë në kërkim policor.
Derisa Mustafa ndodhet tashmë prapa grilave, i dyshuari tjetër Viktor Mulaj ende nuk është arrestuar.
Mulaj vazhdon lirën e tij përkundër që dyshohet se është iniciatori i gjithë këtij mashtrimi – shkruan Netural.al
Viktor Mulaj dyshohet se në vazhdimësi ka bërë të tilla mashtrime dhe se kjo nuk është hera e parë.
Por çfarë ka bërë saktësisht Viktor Mulaj nga Auto AG me Arbër Mustafën?
Bazuar në raportin e policisë thuhet se dyshohet se Arbër Mustafa në bashkëpunim me Viktor Mulaj duke keqpërdorur besimin, kishte shitur veturën e ankuesit (veturë e tipit Ferrari, vlera 250 000 euro), të cilën e kishte marrë nga ankuesi për ta dërguar për servisim jashtë vendit.
Arber Mustafa nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Në lidhje me gjithë ecurin e këtij rasti, Neutral.al do të ju mbaj të informuar.