Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat në një paradë të 4 korrikut në një periferi të Çikagos, me dëshmitarët që përshkruajnë se kishin parë trupa të përgjakur të mbuluar me batanije.
Një zyrtar policor, Christopher Covelli ka thënë detaje për sulmin që ndodhi gjatë një parade, ku po festohej përvjetori i pavarësisë.
Ai ka thënë se policia ka gjetur një armë në një kulm të një ndërtese përreth.
Covelli ka deklaruar se nuk mund të jap detaje më shumë, por sipas tij, duket se të shtënat kanë ardhur nga kulmi, por nuk ka treguar konkretisht se nga cili kulm.
Ai ka thënë se deri në këtë pikë të hetimeve, besohet të ketë qenë vetëm një qitës.
Sipas tij sulmuesi ka ikur nga vendi i mgjarjes. Është një njeri i bardhë, me flokë të zeza, me fanellë të bardhë, dyshohet se kështu duket personi që po kërkohet nga policia.
Ndërkohë, autoritetet lokale të vendit, kanë kërkuar nga qytetarët që të mos dalin jashtë shtëpive të tyre.