Plagosja në Shtërpcë, ish-pjesëtarit të FSK-së i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak

Gjykata Themelore e Ferizajt ka vendosur që masën e paraburgimit t’ia zëvendësojë me atë të arrestit shtëpiak, ish-pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj.

Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Plagosja e dy të rinjve serbë që ishin duke bartur pemë të Krishtlindjes në Shtërpcë ndodhi në janar.

Mbrojtja e Kurtajt, kishte insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik pa kurrëfarë nevoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *