Në dhjetor të vitit 2022 Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe rreth kësaj çështje, ka folur sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
Gjatë takimit të dhjetë të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Muja ka krahasuar procesin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të dy shteteve, Kroacisë dhe Shqipërisë.
Ai thotë se Shqipëria ka pasur skenarin më të keq, ndërsa Kroacia më të mirin në rajon.
Sipas këtyre dy skenarëve, Muja tha se Kosova do të anëtarësohet në BE në skenarin më të keq gjatë vitit 2052, ndërsa në skenarin më të keq gjatë vitit 2034.
“Pra shpresojmë dhe falënderojmë të gjithë anëtarët e Dhomave për mbështetjen e dhënë, por, për t’i futur gjërat në perspektivë, Kroacia kishte një proces shumë të shpejtë të anëtarësimit që zgjati 10 vjet, skenari më i keq ka qenë Shqipëria, dhe nëse Kosova nëse institucionet evropiane do të miratonin aplikacionin formal të Kosovës, nëse do të kishim rastin pesimist të Shqipërisë, anëtarësimi ynë do të zgjaste deri në vitin 2052. Nëse ndjekim shembullin e Kroacisë, shpresoj në vitin 2034.” – ka deklaruar ai.