Aksident në Veternik. Mbetën të lënduar pesë persona

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës, më saktë në Veternik.

Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rreth orës 08:00 kanë pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Ajo ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *