Fjolla Morina disa ditë më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kishte bërë thirrje publike për një protestë të dielën në sheshin e Prishtinës, për t’i dalë në mbrojtje asaj dhe vajzës së saj.
Mirëpo kjo protestë dështoi pasi në shesh nuk u pa askush në mbështetje të saj.
E lidhur me këtë dështim të protestës, ka reaguar ish-burri i saj, sipërmarrësi Fisnik Syla.
Si për t’u tallur, ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në TikTok një video, ku shihet në xhakuzi, teksa shkruan në mbishkrimin e saj: “A ka ndonjë protestë për jetë lluksi”. (KLIKO PËR VIDEON)