Gazetari Baton Haxhiu, ka hedhur akuza ndaj liderëve në Kosovë duke i quajtur mashtrues. Ai ka thënë se s’kryhen punët me Kurtin e Bislimin dhe se nuk mundesh me dy liderë si Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku të kërkosh më shumë.
Baton Haxhiu ka thënë në T7 se nuk mund të hapet tani tema e bashkimit kombëtar të shqiptarëve pasi nuk ka vullnet politik dhe nuk ka politikanë të gatshëm ta kërkojnë dhe implementojnë atë.
Në një debat me analistin Jusuf Thaçi, i cili tha se krijimi i Asociacionit e lë jashtë temë çështjen e shqiptarëve, Haxhiu tha se kjo temë nuk mund të diskutohet.
“Ajo që po flasim për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe bashkimin e shqiptarëve të Maqedonisë që të krijojmë krizën shqiptare në Ballkan. Ta them troç. Nuk ka liderë në Shqipëri që është i gatshëm të bëjë këtë. Kosovocentrizmi është aq i madh në Kosovë sa që askush nuk e do bashkimin. Mos të flasim për shqiptarët e Maqedonisë që janë të integruar totalisht në feudin e vet shqiptar brenda Maqedonisë që as vet nuk e shohin veten brenda Shqipërisë”, tha ai.
“Poshtërohesh po ta kërkosh këtë. As mos e hap këtë temë pasi nëse e përmend atëherë sepse kjo temë bëhet aq e vogël në tavolinë sa që bëhet e papërfillshme. Nuk jemi ne që krijojmë kauzë të mëdha. Ky vend ka luftuar me 0.4% të popullatës. Mos të lutem. Mos i jep përmasa shqiptarëve të cilat nuk i kanë. Nuk janë të gatshëm për këto gjëra. Sepse nuk janë. Prandaj kemi Asociacionin dhe të gjitha të tjerat. Sepse jemi mashtrues”, shtoi Haxhiu.
Ai tutje hodhi akuza ndaj të gjithë liderëve në Kosovë dhe i quajti mashtrues.
“Po bëhem nervoz sepse e keni poshtëruar temën e bashkimit kombëtar që 10 vjet. Nuk mundesh em albin Kurti dhe Besnik Bislimin të rregullosh më shuëm se kaq. Nuk mund me dy liderë si Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku të kërkosh më shumë. Për çfarë projekti po don? Desh të jem i kujdesshëm dhe të mos them fjalë që nuk thuhen. Ma gjej një lider në Shqipëri që është i gatshëm të bëjë këtë përpjekje”, përfundoi Haxhiu.