Ndodh edhe kjo: Çifti që kanë 37 vite diferencë, së shpejti do të…

Një çift i martuar me një diferencë moshe 37 vjeçare kanë zbuluar se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120 mijë funte për një surrogate për të pasur fëmijë bashkë. Dhe kjo përkundër faktit se njëri prej tyre tashmë ka shtatë fëmijë.

Cheryl, 61 vjeç dhe Quran McCain, 24 vjeç, kanë pushtuar TikTokun duke ndarë detaje rreth marrëdhënies së tyre me më shumë se 2.3 milionë ndjekës në vetëm një llogari (@Kingqurannewpage).

Edhe pse ka një diferencë moshe prej 37 vitesh, çifti u martua në shtator 2021 dhe tani janë gati të hedhin hapin e radhës së bashku duke bërë një fëmijë.

Dyshja janë të gatshëm të bëjnë përpjekje të mëdha për të bërë të mundur ëndrrën e tyre dhe po planifikojnë të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për gruan që do të mbajë fëmijën e tyre.

Do të jetë fëmija i parë i Quran, pasi Cheryl tashmë është nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e 17 nipërve dhe mbesave, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *