Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas vendimit të Kampionatit Botëror të Boksit që po mbahet në Indi, ku boksierës Donjeta Sadiku iu kërkua pjesëmarrja pa simbole shtetërore.
Sipas MKRS-së, kushtet e vendosura nga Ministria e Jashtme e Indisë, kanë qenë diskriminuese.
“Sporti duhet të jetë i lirë nga politikat shtetërore dhe të jetë e drejtë e gjithëve” thuhet mes të tjerash në reagimin e MKRS-së.
Rreth kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe vetë Donjeta Sadiku, përmes një videoje ajo ka kërkuar nga Qeveria e Indisë që të rishikojnë edhe njëherë vendimin e tyre dhe ti lejohet garimi me Republikën e Kosovës.
‘’Përmes kësaj videoje i bëjë thirrje Qeverisë së Indisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe të më lejohet garimi me Republikën e Kosovës dhe me të gjitha të drejtat që më takojnë”, ka thënë ajo.