Në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri ish gjimnazi i vjetër në Ferizaj, objekt ky që i takon objekteve të trashigimisë kulturore.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku. Ai përmes një postimi në facebook shprehë revoltën e tij ndaj rastit qe ka ndodhur, duke thëne se në këtë objekt kanë filluar dje punimet për restaurim dhe sot në orët e para të mëngjesit iu vu flaka. Ndër të tjerash Çeku në postim thotë se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.
Postimin e plotë e gjeni më poshtë:
/Neutral/