Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ky takim vjen pak kohë pasi që Bogujevci mori vëmendje të madhe për një deklaratë të saj në Kuvend ku tha se “preferoj të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë”.
Deklaratat e saj sollën reagime dhe kundërreagime, ndërsa Hovenier tha se e vlerëson Bogujevcin për pikëpamjet e saj dhe se lavdëron për guximin dhe lidershipin e saj.
closevolume_off
“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. E lavdëroj për lidershipin dhe guximin e saj dhe vlerësoj perspektivave e saj largpamëse për çështjet kryesore.”, shkroi ai në Twitter.