“Java e rëndësishme për Kosovën dhe njohja reciproke”, Abbott: Ne besojmë se po

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën.

Sipas tij, është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaci.

Reagimi i Abbott vjen pasi të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Aty do të diskutohet mbi mënyrën e zbatimit të planit franko-gjerman.

Megjithatë, diplomati britanik theksoi se kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike, teksa pati disa fjalë edhe për partitë opozitare.

“Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, shkroi ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *