Beatrix Ramosaj në një lidhje me këngëtarin e njohur 15 vite më të madh se vetja: “Më ka bërë të dua…”

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brôther VIP”.

Trixa gjatë pjesëmarrjes në BBV krijuan një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, por pas daljes ata nuk u panë më bashkë

Bukuroshja lansoi dy projekte muzikore ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.

Ditën e sotme një nga miqtë e saj më të mirë feston ditëlindjen dhe është pikërisht këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, të cilin bukuroshja e ka uruar edhe publikisht me një postim në ‘Instastory’, ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen për këtë legjend të cilin unë e quaj idhullin tim! Ky burrë më ka bërë mua të dua të performoj dhe punoj më shumë dhe kam qenë gjithmonë shumë e frymëzuar nga muzika e tij, performimet live dhe zërin e tij të bukur. Të shikoj shumë lart, jo vetëm si një muzikant ose artist, por edhe si person gjithashtu. Të dua . Nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *