Procedohet në prokurori aksionari i “Prishtina Mall”

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka proceduar në prokurori Bujar Shabanin, pronar i kompanisë “Bageri”. Një hulumtim i kësaj organizate hedh dyshime se Bujar Shabani ka keqpërdorur dhe mashtruar prokurimin publik.

Sipas “AVONET”, Shabani dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka bërë deklarim të rremë nën betim për një tender në komunën e Lipjanit.

Rjeti i OJQ-ve AVONET është duke monitoruar dhe hulumtuar aktivitetet e prokurimit në nivel lokal dhe qendror. Përmes këtij monitorimi dhe hulumtimi, jemi duke identifikuar dokumente të dyshimta për falsifikimin në rastin e hulumtimit në Komunën e Lipjanit në lidhje me operatorin ekonomik “Bager”. Ky operator ekonomik ka ofertuar në aktivitetin e prokurimit me titullin ‘Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush”, thuhet në kërkesën për inicim të hetimeve.

Kjo nuk është hera e parë që Shabani akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në tendere publike.

Vitin e kaluar pas një hulumtimi të Gazetës Insajderi, ndaj tij u ngrit aktakuzë nën dyshimet se mashtroi në procedurat tenderuese.

Së fundi është bërë e ditur se kompania “Bageri” është aksionare edhe në “Prishtina Mall”. Sipas të dhënave në ARBK, Shabani ka 8 për qind të aksioneve në këtë biznes.

Dokumenti i plotë nga “AVONET”:

Kerkese-per-inicim-te-hetimeve-dhe-raporti-i-monitorimit-1-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *