Për ta mbajtur sistemin imunitar të fortë rol të rëndësishëm luan higjiena, gjumi dhe sigurisht një regjim ushqimor i ekuilibruar.
Rritja e konsumit të frutave dhe perimeve por edhe zvogëlimi i sheqerit të përpunuar, janë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
Dhe kur është fjala për imunitetin, vitamina C dhe probiotikët mund të ndihmojnë në shërimin nga infeksionet virale.
Vitamina C mbështet funksionin e sistemit imunitar dhe thithjen e hekurit, dhe për shkak se trupi nuk prodhon ose ruan vitaminën C, marrja ditore përmes ushqimeve është një përparësi kryesore.
Disa mënyra të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë që të përfitoni sa më shumë vitaminë C nga ushqimet që konsumoni.
Konsumoni farat e shegës
Shegët janë të mbushura me fibra, proteina, vitaminë C, vitaminë K, folate dhe kalium.
Disa studime kanë konfirmuar se ato janë të larta në antioksidantë dhe se janë një anti-inflamator natyral.
Gjithashtu studimet bëjnë të ditur se konsumi i farave të shegës mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, luftimin e kancerit të gjirit e të prostatës, në mbrojtjen kundër artritit, përmirësimin e kujtesës dhe në performancën stërvitore, shkruan Agroweb.
Shtoni manaferrat në vaktet tuaja
Manaferrat janë të pasura me vitaminë C, hekur dhe ju japin shumë energji.
Ato përmbajnë një antioksidant të quajtur zeaxanthin, i cili ju ndihmon të detoksifikoheni nga ekspozimi ndaj tymit.
Studimet kanë treguar gjithashtu se këto fruta mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve që shkaktohen nga artrit, mbrojnë sytë dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Konsumoni mandarina dhe portokall
Mandarinat dhe portokallët janë disa nga burimet më të mira të vitaminës C dhe janë të pasura me fitonutrientë të fuqishëm.
Studime të ndryshme kanë zbuluar se konsumi i tyre mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë.
Pini lëngje
Është e vështirë të marrësh sasinë e duhur të lëndëve ushqyese çdo ditë. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që midis vakteve ose pas stërvitjes, të konsumoni lëngje të shtrydhura, të cilat janë shumë të dobishme në forcimin e imunitetit tuaj.