Ledri Vula dhe Ghetto Geasy prej kohësh kanë raporte të krisura.
Por si duket një gjë e tillë ka ndryshuar së fundi.
Reperët janë parë të shoqëruar në një lokal në shoqërinë e njëri tjetrit.
Kjo dëshmon se dyshja kanë marrë një hap për të rikuperuar raportin e tyre miqësor dhe kolegial.
Ledri Vula fillimisht ishte pjesë e labelit “Baba Records” i cili më vonë mori emrin “Babastars”. Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012 bëri bujë për shkëputjen e papritur nga muzika dhe labelit./prive