Gazmend Hoxha zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Gazmend Hoxha të zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Pas rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria ka vendosur  që t’i rekomandohet kryeministrit Albin Kurti, emërimi i Hoxhës në këtë pozitë.

Ai është zgjedhur nga lista e ngushtë e rekomandimeve, ku kanë qenë edhe Granit Fetahu dhe Bahri Shala.

Hoxha deri më tani ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *