Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e djalit

Albi Xhepa u bë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Fabiola Qerkezi, solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin, Troi.

Lajmin e bëri të ditur vet Albi përmes rrjeteve sociale ku dhe shprehu me fjalë gëzimin dhe lumturinë që po përjeton.

“Kam menduar që i kam provuar krejt emocionet në këtë jetë, po Zoti sot na bekoi me ndjenjën më të mirë që e kam pasur në jetë e na gëzoj zemrat me një djalë. Troi, zemra e babit tani e kam një shok të ngushtë përjetë”, tha ai.

“Faleminderit Zotit për këtë mrekulli dhe gruas time Fabiolës për sakrificën, durimin e përkushtimin e pashoq në këto muaj. Shpresoj që Zoti do t’ua japë të gjithëve këtë ndjenjë të jashtëzakonshme”, shtoi më tej artisti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *