Ish-deputeti, Gani Geci ka reaguar përsëri në lidhje me rastin e plagosjes së dy policëve në Skenderaj.
Njëri nga policët e plagosur është edhe Mërgim Geci, që fillimisht u mendua se është familjar i ish-deputetit, por doli se nuk kanë lidhje familjare, shkruan Neutral.al
Geci ka shkruar se Mërgimi është djali i Shefqet Gecit, i cili është drejtor shkolle në Llaushë.
“Me të vërtet disa nga gazetarët janë mjerim! Mua më pyti a është i familjes tuaj të ngusht? Pra a është i vllezerve tu? Une it hash jo nuk është i familjes sime as i familjes së Bajraktarve. I thashë ne familja e Bajraktarit të Llaushës nuk kemi ndonjë djalë as në Polici as në FSK. I thash një e kemi pas FSK edhe ai ka dal pension bile jemi bashk tu pi kafe në kët moment. Po Mergimi është Gecë është djali i Shefqet Gecit Drejtorit të Shkollës në Llaushë. Është djal i mirë deri në pikë të fundit”, ka shkruar Geci.
Të akuzuar për plagosjen e Mërgim Gecit dhe Enver Smakiqit janë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, djali i tij dhe vëllau./Neutral.al/