“Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë!” Këtë gjë fëmijët e Dafinës do ta kenë rreptësisht të ndaluar në të ardhmen

Si rrallëherë, Dafina Zeqiri së fundmi ka realizuar një intervistë ku ka treguar shumëçka nga jeta e saj personale dhe profesionale. Ajo është dalluar gjithmonë nga artistet e tjera edhe për stilin e saj të veçantë apo tatuazhet e panumërta që ka në trup.

Si asnjëherë më parë në këtë intervistë ka folur mbi këtë “pasion” të sajin, duke zbuluar se mamaja e saj ka qenë gjithmonë kundër mbushjes së saj me tatuazhe.

Dafina habiti jo pak kur u shpreh se ndonëse ajo ka shumë të tillë në trup, nuk do t’i lejojë fëmijët e saj në të ardhmen të bëjnë tatuazhe.

“Nënës time nuk është se i ka pëlqyer. Nuk më ka thënë bëje. Nuk besoj që e kisha lënë fëmijën tim ta bëjnë”, u shpreh ajo. 

“Por, mua më pëlqen. Kam pasur shumë kafshë, nga majmuni deri te gjarpri. Gjithçka. Gjarpri ka qenë kënga më e mira që e kam pasur”, vazhdoi më tej ajo duke sqaruar se si i bëri tatuazhet, nga u inspirua.

Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz.

Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *