Loredana po vazhdon me turin e saj të koncerteve që e ka quajtur “Wifey Tour”.
Rep artistja e njohur po shoqërohet nga Hana, vogëlushja e saj, e cila duket që tani se ka lindur për skenë.
Një moment interesant i ndarë nga paraqitja e fundit shihet teksa Loredana i drejtohet vajzës së saj se “Është gjëja më e bukur në tërë botën”.
Tutje ajo tha: Edhe pse i përngjan babit tënd.
Kjo shkaktoi të qeshura dhe brohorima në publik.