Ish-eprori i UÇK’së, Gani Imeri: Më vjen keq për çdo plumb që më ka shku huq ndaj policëve serbë

Ish-eprori i UÇK-së në zonën e Vushtrisë, Gani Imeri ka rrëfyer një nga meraket më të mëdha gjatë kohës së luftës, e që ka të bëj me luftimet frontale që i kanë pasur me ushtrinë okupatore serbe.

Imeri thotë se ndjen keqardhje për secilën shënjestër të huqur tek ushtarët serbë.

Më vjen keq prej çdo plumbi që e kam shkrep e nëse më ka shku huq, përpjekja maksimale e imja ka qenë me shkrep e me lyp kokën e policëve serbë, kanë pasur humbje të mëdha, por në publikimet që i kanë bërë, nuk kanë pasur të drejtë t’i publikojnë numrin dhe emrat e ushtarëve të rënë në Kosovë. Akuzat e Dik Martit kanë qenë trillime, ne na kanë vdekur shumë ushtarë prej gjakderdhjes së brendshme, e lërë më që të bëjm tranplante, por shërbimet serbe kanë paguar para që ta bëjnë atë raport. Mu kanë dashur të më veshin akuza kinse kam vrarë popullatë civile, kam dëmtuar kisha e kam dëmtuar pasuri të tyre, më akuzojnë kinse i kam vrarë edhe 17 civilë, po unë edhe në shumë luftëra të merrja pjesë, kurr nuk do të merreja me civilë”, është shprehur ai, shkruan GazetaDemos.

Rrëfimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *