Parlamenti zviceran: Nëse vdes njëri prind, pushimi i lindjes i takon prindit tjetër

Statistika: Nga viti 2005 deri në vitin 2021, kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të lindjes mesatarisht pesë nga rreth 82,000 gra që kanë lindur fëmijë.

Nëse njëri prind vdes pak kohë pas lindjes së një fëmije, babai ose nëna e mbijetuar do të kenë në të ardhmen të drejtën për 16 javë pushim, aq sa është pushimi i lindjes, në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Pas Dhomës Nacionale, në favor të këtij rregullimi ka votuar sot edhe Dhoma e Kantoneve, e Parlamentit Federal të Zvicrës.

Me zgjidhjen e re, Parlamenti dëshiron të parandalojë përfundimin e pushimit të lehonisë ose atësisë në rast vdekjeje menjëherë pas lindjes së një fëmije, shkruan srf.ch.

Vdekjet për shkak të komplikimeve pas shtatzënisë ose lindjes janë shumë të rralla në Zvicër.

Sipas statistikave, nga viti 2005 deri në vitin 2021 janë prekur mesatarisht pesë nga rreth 82,000 lindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *