“Nuredin Lushtaku ka dal prej kerrit me allti në dorë” – Dëshmitari flet se çka ndodhi në natën e 2 korrikut…

Një dëshimtar anonim për gazetën “Nacionale” ka folur në lidhje me plagosjen e dy policëve në SKenderaj në natën e 2 korrikut.

Deri më tani dyshohet se plagosja ka ardhur nga ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, djali i tij dhe vëllau i tij, shkruan Neutral.al.

Këta tre janë të përfshirë në ngjarjen, ku dy policë mbetën të plagosur.

Dëshmitari për “Nacionalen” ka thënë se e gjitha ka ndodhur për një gjobë.

“Djalit të Lushtakut ia kanë shqiptu një tiketë policia, ai e ka thirrë Lushtakun në telefon. Lushtaku ka ardhë direkt te vendi i ngjarjes. Pas kësaj Nuredini ka dalë me allti në dorë prej kerrit dhe iu ka drejtu policies”, u shprehë ai.

Burimi për mediumin thotë se familja e Lushtakëve ka problem me policing, Enver Smakiqi që nga viti 2009.

Lushtaku mbrëmë kishte deklaruar se nuk ka pasur armë e as nuk kanë përdorur ndaj policisë, por që polici është plagosur nga arma e kolegut të tij, çka thotë se do të dëshmohet./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *