63-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e banesës së tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Fushë-Krujë. Mësohet se një 63-vjeçar me iniciale M. C., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij. Policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në oborrin e banesës së tij, shtetasi M. C., 63 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *