Arrestohet Lundrim Beqiri, i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja., ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor 2021.

Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe siç njofton prokuroria, transmeton Gazeta Express, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

25-vjeçari Albert Muja, ishte therur për vdekje në Mitrovicë. Të dyshuar për vrasjen janë Lundrim Beqiri dhe A.Z, ky i fundit ishte arrestuar pak ditë pas vrasjes së të riut.

Motivet e vrasjes së 25-vjeçarit mbeten akoma të panjohura.
Kohë më parë policia kërkonte ndihmë nga qytetarët për kapjen e Beqirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *