Motrat Kardashian dhe Jenner, janë padyshim më të përfolurat në mbarë botën.
Kim, Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie, si disa nga më të ndjekurat e planetit padyshim që janë në llupën e secilit për çdo detaj, e sidomos kur bëhet fjalë për pamjen e tyre.
Duke pasur tipare gati në perfeksion me standardet e bukurisë së sotme që kanë përcaktuar rrjetet sociale ato shpesh janë pyetur për ndërhyrjet kirugjikale por shumë prej tyre nuk i kanë pranuar.
‘Just Jared‘ ka renditur operacionet që ato kanë kryer, e cilat kanë mohuar.
Kourtney Kardashian
Zmadhimi i gjoksit
Ajo ka pranuar këtë ndërhyrje në vitin 2011.
“I kam bërë gjinjtë, por nëse mund të kthehesha pas, nuk do ta kisha bërë. Unë kam qenë shumë e lezetshme më parë. Po mendoj t’i heq ato.”
Kourtney ka mohuar të ketë kryer ngritje braziliane të të pasmeve ose injeksione në pjesën e pasme të saj.
Kim Kardashian
Botox
Gjatë një interviste të vitit 2010 me ABC News’ Nightline , Kim tha:
“Unë nuk jam plotësisht kundër operacioneve plastike. Kam provuar Botox më parë. Kjo është e vetmja gjë që kam bërë.”
Kim ka pranuar se ka marrë injeksione kortizoni në të pasmet e saj për shkak të psoriasis, e cila shkakton njolla të kruajtjes së lëkurës. Po ashtu, ajo ka pranuar se ka hequr strijat.
Ja çfarë ka mohuar ajo…
Që nga shkurti i vitit 2019, Kim ka mohuar të ketë kryer operacion hundën, buzët dhe mollëzat.
Kylie Jenner
Buzët
Në vitin 2021 Kylie ndau me publikun momentin kur mori vendimin për të ndryshuar buzët. Ajo tha:
Kisha buzë shumë të vogla dhe nuk e mendoja kurrë derisa mora një nga puthjet e mia të para dhe një djalë më tha, ‘O Zot, ti ke buzë kaq të vogla, ose diçka e tillë.
Ja çfarë ka mohuar Kylie Jenner…
Në vitin 2019, ajo ka mohuar të ketë ndërhyrë në të pasmet.
Khloe Kardashian
Ndërhyrje në hundë
Khloe në episodin e ribashkimit të “Keeping Up with Kardashians”, në qershor 2021, pranoi ndërhyrjen në hundë. Po ashtu, ajo pranoi të ketë kryer injeksione por mohon të ketë bërë botox.
Kendall Jenner
Kendall nuk ka folur kurrë publikisht për kryerjen e ndonjë operacioni plastik.