Mesut Hançer, quhet babai turk që përloti të gjithë botën me imazhin ku mbante dorën e të bijës, e cila kishte vdekur nën rrënoja pas tërmetit në Turqi.
Burri që u bë simboli i fatkeqësisë që tronditi botën, tashmë ka një banesë të re.
Për këtë u kujdes këngëtarja e njohur Ebru Yasar dhe bashkëshorti i saj, të cilët i dhuruan shtëpinë e re Hançerit.
Nuk munda t’ia lëshoj dorën. Vajza ime flinte si engjëll në shtratin e saj. Kam humbur nënën, vëllezërit dhe nipat në tërmet, por asgjë nuk krahasohet me varrosjen e fëmijës tënd. Kjo dhimbje është e papërshkrueshme.”, tha në lidhje me tragjedinë që i ka ndodhur Mesut Hançer.