Banorja e shumëpërfolur e Big Brother VIP Kosova, Mbresa Hajrullahu, është kthyer në njërën nga banoret më të pëlqyera nga publiku.
Por, Mbresa ishte prezantuar në publik edhe para se të hynte në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh”.
Tri vite më parë Mbresa kishte bashkëpunuar në një projekt me reperin e njohur Elinel.
Dyshja në prill të 2020 kishin publikuar këngën me titull ‘Dreamin’.
Mbresa ishte kujdesur për muzikën e këngës dhe një pjesë të tekstit.