Mbrëmë, diskoteka “Venom”, u sulmua me kallasha nga disa automjete që ishin në lëvizje.
Fatmirësisht, askush nuk u vra apo lëndua, shkruan Neutral.al
Në lidhje me këtë sulm ka folur pronari i diskotekës, Lekë Duhanaj.
“Po është e vërtetë që ka ndodhë sulmi, ka ndodh rreth orës 23:09. Kemi marrë masa, ndonjë detaj të ri s’kemi. Policia është duke u marrë me rastin. Ndejat kanë me vazhdu me u mbajtë njësojë”, tha ai për Insajderin.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij sulmi./Neutral.al/