Simboli i “fatkeqësisë së shekullit” bëhet me shtëpi të re

Mesut Hançer, i cili u bë simbol i fatkeqësisë së shekullit që tronditi një botë të tërë, teksa mbante dorën e të bijës së vdekur nën rrënoja, ka tanimë një banesë krejtësisht të re.

Artisti i njohur Ebru Yaşar dhe gruaja e tij, biznesmenja Necat Gülseven, i dorëzuan Hançerit dhe familjes së tij shtëpinë e re, të cilën e ndërtuan dhe e mobiluan nga e para.

Në këtë banesë, Hançer dhe pjesa tjetër e familjes që i mbeti gjallë do të mund të vijojnë jetën e tyre tanimë në këtë shtëpi të re, ndërsa në sallonin e saj gjendet edhe një pikturë e madhe e të zotit të shtëpisë më të bijën e pajetë në krah.

“Nuk munda t’ia lëshoj dorën. Vajza ime flinte si engjëll në shtratin e saj. Kam humbur nënën, vëllezërit dhe nipat në tërmet, por asgjë nuk krahasohet me varrosjen e fëmijës tënd. Kjo dhimbje është e papërshkrueshme”, tha në lidhje me tragjedinë që i ka ndodhur Mesut Hançer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *